LAJMI I FUNDIT:

Rakiq: Muri nuk do të rrënohet, ROSU nuk guxon të shkelë më në veri

Rakiq: Muri nuk do të rrënohet, ROSU nuk guxon të shkelë më në veri

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka porositur nga veriu i këtij qyteti se muri në Mitrovicë nuk do të rrënohet.

Ai në një intervistë për Kosovapress, ka bërë të ditur se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës nuk guxojnë të shkojnë në veri, ndërsa ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të ndërhyjë në rast se Prishtina tenton që me forcë ta rrënojë murin.


Sipas tij, pas ngjarjeve të fundit në veri, tensionet janë ngritur dhe qytetarët janë të shqetësuar.

“Pas ngjarjeve të fundit tensionet janë rritur, qytetarët janë të shqetësuar me arsye. Konsideroj se dikush ka dashur të shfrytëzoj këtë situatë për shkak të qëllimeve politike dhe unë vërtetë lus të gjitha palët të cilat bisedojnë në Bruksel që të ulin tensionet dhe prioritet i të gjitha prioriteteve duhet të jetë ruajtja e paqes në këto hapësira sepse nuk ka alternativë tjetër… Unë dua të përkujtoj të gjitha palët se revitalizimi i urës dhe zona për këmbësorë janë diçka për të cilën është arritur marrëveshje në Bruksel dhe unë mund t’ua lexoj njërën nga pikat që është nënshkruar nga të dy kryeministrat, e kjo është se ndërtimi i zonës për këmbësorë është përgjegjësi lokale, që nënkupton se komuna vendos se si do të duket dhe kur do të funksionalizohet…Muri nuk do të rrënohet, muri do të ridizajnohet, po e përsëris se rreth kësaj janë dakorduar të gjitha palët, do të thotë Prishtina, pushtetet lokale, Beogradi dhe Bashkimi  Evropian…Lëvizja e qarkullimit të lirë është diçka për të cilën nuk duhet as diskutuar. Dua të them se Njësia Speciale ROSU nuk është dashur të vijnë në veri, sepse marrëveshja ka qenë pa marrëveshje me shkrim të NATO-s dhe përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut, ROSU nuk guxon të vij në veri”, tha Rakiq.

Rakiq është shprehur kategorik kundër luftës, derisa ka ftuar mitrovicasit pa dallim që të jetojnë në paqe sikur kanë jetuar ndër vite.

“Qytetarët e Mitrovicës i porosisë të qëndrojnë të qetë të mos ngrisin tensione, pres bashkëjetesë me qytetarët në jug të Ibrit. Ne me shekuj kemi jetuar njëri pranë tjetrit, andaj pres që kjo të vazhdojë, të jetojmë në paqe dhe harmoni… Ftoj edhe njëherë qytetarët, shqiptarët e serbët, të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve politike… Pres reagimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, të Unionit Evropian, që ta parandalojnë rrënimin me forcë të murit… Natyrisht, askush nuk e dëshiron luftën, dhe kjo është diçka që më së paku na duhet në këtë moment, do të thotë dua që në këto hapësira përgjithmonë të mbretërojë paqja”, ka thënë Rakiq për KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori