LAJMI I FUNDIT:

Raketa më e fuqishme në botë, Starship shkatërrohet gjatë kthimit në Tokë

Raketa më e fuqishme në botë, Starship shkatërrohet gjatë kthimit në Tokë

Raketa më e madhe dhe më e fuqishme në botë, Starship e SpaceX, është shkatërruar gjatë kthimit në Tokë, pasi pothuajse përfundoi fluturimin e tretë.

Struktura 120 metra u ngrit nga porti kozmik i SpaceX në Teksas i quajtur Starbase, për të realizuar fluturimin e tretë të saj.


Për herë të parë, raketa fluturoi rreth globit, por kontaktin e humbi gjatë fazës përfundimtare, pikërisht kur u kthye në atmosferë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Anija ka humbur. Por, përsëri është e pabesueshme të shohësh se sa shumë arritëm këtë herë”, tha Dan Hout i SpaceX, duke theksuar se anija është djegur ose copëtuar gjatë kthimit.

Ndryshe, dy përpjekjet e mëparshme të raketës kanë përfunduar me shpërthim. Përpjekja e parë e Starship ka zgjatur katër minuta, ndërsa e dyta tetë. Përpjekja e tretë dhe më e suksesshmja deri më tani ka zgjatur më shumë se 50 minuta.

Sipas SpaceX, testimi i shpeshtë i fluturimeve do të sigurojë të dhëna të vlefshme që do ta ndihmojnë atë të zhvillojë një raketë tjetër më të fuqishme.

“Secili prej këtyre testeve, vazhdon të jetë pikërisht një provë”, tha kompania përpara nisjes së tretë, në një përpjekje të dukshme për të menaxhuar pritshmëritë në rast se sistemi shpërthen.

Themeluesi i SpaceX, Elon Musk, tha se raketën e ka zhvilluar në mënyrë që njerëzit të mund të bëhen përfundimisht “specie multiplanetare”.

Për ta bërë këtë, miliarderi synon të fillojë kolonizimin e Marsit, në mënyrë që njerëzimi të mund t’i mbijetojë shkatërrimit të planetit tonë për shembull nga një goditje asteroidi.

Por, raketa do të kryejë edhe qindra misione tjera pa ekuipazh përpara se të transportojë njerëzit e saj të parë.

Kompania ka njoftuar se në planet e saj afatgjata përfshihet edhe mundësia për të përdorur raketën për udhëtime komerciale në Tokë, duke premtuar udhëtime nga Londra në Tokio në më pak se një orë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Kroacia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori