KRU “Gjakova” njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, Gjakovës dhe fshatrat e Prizrenit, në përjashtim të pjesëve që furnizohen nga burimet se të premten do të ndërpres furnizimin me ujë në tërë zonat e shërbimit nga ora 8:00.

Ndërprerja e furnizimit me ujë, planifikohet të zgjas 25-30 orë.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në tërë zonën e shërbimit (Gjakovë, Rahovec dhe fshatrat e Prizrenit, në përjashtim të pjesëve që furnizohen nga burimet), është lidhja e gypave kryesor në fabrikën e vjetër me fabrikën e re, ndërsa faza e dytë është në fazën e finalizimit. /Telegrafi/