LAJMI I FUNDIT:

Rahovec, zgjatet orarin e punës për aplikim të subvencioneve

Rahovec, zgjatet orarin e punës për aplikim të subvencioneve

Drejtoria për Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit, duke e par fluksin e madhe të fermerëve gjatë ditëve të fundit dhe afatit të paraparë qe është deri më 31 prill, për aplikim në subvencione që jepen nga MBPZHR-ja, ka njoftuar të gjithë fermerët e komunës se dita e shtunë e datës 24 dhe 31 mars, do të punohet me orar të rregullt nga ora 8:00 deri në ora 16:00.

Sipas njoftimit, fermer mund të shfrytëzojnë këtë mundësi të ofruar nga i gjithë stafi i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.


“Komuna e Rahovecit është e përkushtuar që të jetë në shërbim të fermerëve dhe me këtë zotohet se nuk do të mbetet asnjë fermer pa e kryer fazën e aplikimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/