LAJMI I FUNDIT:

Rafuna: Taksa ndaj importeve serbe, pati efekt negativ afatshkurtër në buxhetin e Kosovës (Video)

Rafuna: Taksa ndaj importeve serbe, pati efekt negativ afatshkurtër në buxhetin e Kosovës (Video)

Këshilltari i Ministrit të Financave, Lulzim Rafuna ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe ka pasur një efekt negativ në buxhetin e Kosovës.

Rafuna, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe nuk ka pasur ndonjë efekt në ekonominë e Kosovës në një periudhë afatshkurtër.


“Taksa ekonomikisht nuk ka pasur ndonjë ndikim, sidomos në periudha afatshkurtra sepse shumica e bizneseve kanë pasur stoqe [me produkte serbe]”.

Këshilltari i Bedri Hamzës, ka thënë se efektin negativ në buxhet taksa e ka pasur në një periudhë afatshkurtër, pasi sipas tij tashmë boshllëku i importeve nga Serbia po zëvendësohet me importet e shtuara nga Shqipëria e Maqedonia.

“Mund të themi se taksa ka ndikuar negativisht ne buxhetin e vendit sepse nuk është importuar në një periudhë të shkurtër pasi bizneset kanë pasur stoqe dhe i kanë nxjerrë stoqet në shitje”.

Rafuna ka thënë se nga të dhënat doganore, ka rritje të importeve nga Shqipëria e Maqedonia.

“Qysh tani po vërehet tendenca se ka një rritje të importeve nga Shqipëria dhe Maqedonia, çka nënkuptohet se kanë filluar të zëvendësohen produktet që më herët janë importuar nga Serbia”, tha ndër të tjera Lulzim Rafuna./Telegrafi/