LAJMI I FUNDIT:

Rafuna kritikon Qeverinë për mungesën e investimeve kapitale: Këto para janë infuzion dhe siguri për ekonominë e Kosovës

Lulzim Rafuna - intervistë për Telegrafin/ foto Ridvan Slivova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka deklaruar se zhvillimet në veri të vendit ndikojnë keq te investitorët e huaj.

Rafuna në një intervistë për Telegrafin, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu se këto pamje janë publikuar në mediat kryesore ndërkombëtare.


“Fotografitë duke i gjuajtur ushtarët e KFOR-it apo me bllokim rrugës po shpërndahen në media prestigjioze si BBC, CNN e të tjera. Këto nuk janë fotografi të mira për mesazhin që përçojnë të investitorët. Këto foto ndikojnë te investitorët që ata të hezitojnë për të investuar në Kosovë”, deklaroi ai.

Rafuna shtoi se Kosova duhet të dërgojë mesazhe pozitive për investitorët potencialë.

“Ne duhet të tregojmë nga Kosova storje suksesi. Ne sa më shumë duhet të tregojmë se Kosova është vend stabil, vend që mundesh me investua dhe që është vend i të rinjve dhe të rejave”.

Kryetari i OEK thotë se sektori i IT-së në Kosovë konsiderohet storie suksesi edhe para ndërkombëtarëve, dhe sipas tij ky sektor ndikon direkt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë, Rafuna: Po shqyrtohet opsioni për punëtorë nga tri vende të huaja
Lexo po ashtu Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë, Rafuna: Po shqyrtohet opsioni për punëtorë nga tri vende të huaja

Ai thotë se është e dëshmuar se rritja ekonomike në Kosovë ka ardhur nga sektori privat, derisa sektori publik vetëm e ka shpenzuar buxhetin e vendit.

Rafuna ka qenë kritik ndaj qeverisë në lidhje me shifrat e ulëta të investimeve kapitale.

Lulzim Rafuna gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, foto: Ridvan Slivova

“Investimet kapitale janë infuzioni më i mirë i mundshëm që mund t’i vijë sektorit privat nga shteti. Ato janë elementi kryesor në ngritjen ekonomike të vendit dhe zhvillimin e mirëqenies së qytetarëve”.

Sipas tij duhet sa më shpejt në Kosovë të lëshohet në qarkullim paraja.

“Paraja nuk është vetëm infuzion, por krijon edhe siguri tepër të madhe të bizneset. Kjo ndodh pasi tregon se kemi stabilitet financiar në biznese dhe vend”, ka deklaruar ndër të tjera Rafuna./Telegrafi/