LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë, Rafuna: Po shqyrtohet opsioni për punëtorë nga tri vende të huaja

Lulzim Rafuna - intervistë për Telegrafin/ foto Ridvan Slivova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në një intervistë për Telegrafin, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për situatën ekonomike në vend, mungesën e fuqisë punëtore me të cilën po përballen bizneset si dhe për temën e investimeve kapitale gjatë këtij viti. 

Rafuna thotë se viteve të fundit bizneset janë përballur me vështirësi të shumta si pasojë e pandemisë, luftës në Ukrainë dhe inflacionit.


“Për fat të mirë gjendja ka filluar të përmirësohet. Çmimet kanë filluar të stabilizohen jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë eurozonën”, shprehet ai.

Megjithatë Rafuna thotë se sfida më e madhe për bizneset sot në Kosovë është mungesa e fuqisë punëtore në disa sektorë.

“Ndërtimi dhe gastronomia janë dy sektorët më të prekur nga mungesa e punëtorëve pasi që edhe janë dy sektorët më të përhapur në vend. Këta sektorë nuk kërkojnë punëtorë të kualifikuar, por janë të ndikuar nga trendi që ka kapluar të rinjtë për largim nga vendi”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) thotë se një ndikim në ikjen e punëtorëve nga Kosova lidhet me hapjen e tregut të Bashkimit Evropian.

Lulzim Rafuna gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, foto: Ridvan Slivova

“Është një element që shumë vende të BE-së si Gjermania, Italia, Austria por edhe Zvicra i kanë thjeshtuar në minimumin e mundshëm procedurat për marrjen e një vize të punës”.

Sipas Rafunës edhe sistemi i arsimit në vend është fajtor për ikjen e të rinjve pasi kërkesat e  tregut të punës nuk përputhen me ato kuadro që prodhojnë universitetet tona.

Një tjetër faktor në këtë drejtim sipas tij është edhe mungesa e kuadrit ligjor që të mbrojë bizneset në vend.

“Një kontest administrativ merr shumë kohë. Për biznesin në pyetje është koha. Koha është e çmueshme. Biznesi nuk ka kohë të pret me vite të tëra për të zgjidhur një kontest”.

Por, Rafuna thotë se Oda Ekonomike të Kosovës bashkë me bizneset janë duke i menduar alternativat për të zgjidhur këtë çështje.

“Njëri opsion është riorganizimi i brendshëm i bizneseve për të zbutur këtë krizën e punëtorëve pasi nuk mund të zëvendësohen. Shembull në gastronomi mund të përdoret opsioni i vetëshërbimit, derisa në industri mund të ndihmojë procesi i automatizimit. Pra punën që e kanë kryer 20 punëtorë, me ndihmën e pajisjeve tash e kryejnë dhjetë punëtorë”.

“Alternativa e dytë mund të jetë sjellja e punëtorëve nga Bangladeshi, Nepali, por ka edhe prej Turqisë. Ka kompani të interesuar për të sjellë punëtorë nga jashtë. Ka tashmë punëtorë nga Turqia që punojnë në Kosovë për kompani kosovare”.

Megjithatë Rafuna thotë se bizneset nuk ndjehen të sigurt me këta punëtorë pasi që ka dyshime se të njëjtët mund ta përdorin Kosovën si trampolinë për të kaluar në vendet evropiane.

Në këtë intervistë Rafuna ka folur edhe për kërkesat e bizneseve drejtuar institucioneve dhe nevojës për investime kapitale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori