Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për siç ka thënë ajo “keqinformim të serbëve”.
“Në vitin 2016 keni nënshkruar një marrëveshje për tabelat me afat skadimi për pesë vite, së cilës sapo i ka kaluar afati. Kjo marrëveshje u nënshkrua si pjesë e negociatave të Brukselit, rezultatet e të cilave ju i zbatoni në mënyrë jo transparente që nga viti 2013, përmes elementëve kriminale në terren dhe Listës suaj ‘satelitore’ politike Srpska”, ka shkruar ajo në Twitter, përcjell Telegrafi.
G @avucic, 2016 potpisali ste sporazum o tablicama sa rokom od 5 god koji je upravo istekao. Taj dogovor potpisan je u sklopu Briselskih pregovora čije rezultate od 2013 implementirate netransparentno, kroz kriminogene elemente na terenu i Vaš politički “satelit” Srpsku listu 1/2
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) September 20, 2021
Më tej ajo i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë që të “ndalojë dezinformimin e serbëve në veri, por t’u tregojë atyre të vërtetën personalisht”.
“Ngjarjet e sotme janë pasojë e veprimeve tuaja që Prishtina tani po i përdor. Mjaft më me destabilizimin e komunitetin tonë me intriga dhe gënjeshtra”, ka shkruar tutje Rada Trajkoviq.
Apelujem na Vas @avucic da se već jednom naučite drzavništvu i prestanete da dezinformišete Srbe na severu već da im kažete istinu u lice. Današnji događaji posledica su Vaših akcija koje Priština sada koristi. Dosta je bilo destabilizacije naše zajednice spletkama i lažima! 2/2
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) September 20, 2021
Reagim i Rada Trajkoviq vjen pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.
Dokumenti është nënshkruar sot, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.
Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.
Si rezultat i kësaj, sot në orët e mëngjesit janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, deputetët që votuan kundër dhe procedurat tutje drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës
Ndryshim drastik i motit, reshje shiu në të gjithë vendin e shkarkime rrufesh
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE
Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës
"Kurrë në jetë nuk kam pasur tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE