LAJMI I FUNDIT:

A i ra pishman Adem Demaçi që nuk e pranoi Marrëveshjen e Rambujesë?

A i ra pishman Adem Demaçi që nuk e pranoi Marrëveshjen e Rambujesë?

Ish-bashkëpunëtori i Adem Demaçit, Sabri Kiçmari, ka pohuar se e di mendimin e veprimtarit të shquar mbi atë se a i ka rënë ai pishman apo jo që nuk e kishte pranuar Marrëveshjen e Rambujesë, por ka refuzuar që këtë ta ndajë me publikun.

As Kiçmari nuk e kishte mbështetur këtë marrëveshje e cila më pas rezultoi në çlirimin e Kosovës, pas refuzimit të presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, që ta nënshkruante atë.


“Absolutisht po, sidomos në fazën fillestare kam pasur hezitime identike me Adem Demaçin për faktin se në formulimet dhe në dokumentin e Rambujesë aty shkruan që trupat policorë dhe ushtarakë do të mbeten në kufijtë e Kosovës, ndërsa trupat policorë do të lëvizin nëpër territorin e Kosovës”.

“Është fat i mirë që Sllobodan Millosheviqi nuk e ka nënshkruar dokumentin e Rambujesë dhe me këtë megalomani të tij jodiplomatike dhe pa sens, praktikisht na e ka krijuar një favor pa dijeninë e tij”.

“Kam biseduar gjatë me të Demaçin për këtë segment të rëndësishëm, por nuk dua ta bëj publike për opinionin aktualisht mendimin e tij në lidhje me këtë”, ka thënë Kiçmari për Info Magazine të Klan Kosovës.

Megjithatë, i pyetur se a do ta zbulojë këtë në ndonjë libër që mund ta botojë në të ardhmen, Kiçmari tha se nuk parasheh ta publikojë atë në një afat të shkurtër kohor.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori