LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Shtimes dhe vendbanimet përreth mbesin pa ujë

Qyteti i Shtimes dhe vendbanimet përreth mbesin pa ujë
Foto: Ilustrim
-->

Për shkak të dëmtimit të gypit i cili furnizon rezervuarin te Pishat, Ujësjellësi “Prishtina”, ka njoftuar se kanë probleme serioze për të furnizuar me ujë  qytetin e Shtimes dhe vendbanimet tjera që furnizohen me ujë nga ky rezervuar.

KRU “Prishtina”, njofton se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në terren për të sanuar defektin në afat sa më të shkurtër kohor.

“Për konsumatorët  që furnizohen me ujë nga Stacioni Kryesor i Pompave në Shtime, rezervuari te Pishat me V= 320 m³. Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të dëmtimit të gypit i cili furnizon Rezervuarin te Pishat kemi probleme serioze për të furnizuar me ujë qytetin e Shtimes dhe vendbanimet tjera që furnizohen me ujë nga ky rezervuar. Ekipet tona të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren dhe shpresojmë që, në afatin sa më të shkurtër të sanojmë defektin dhe të stabilizojmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga ky rrjet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/