LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Kolorados do të shpërblejë vizitorët me nga 100 dollarë

Qyteti i Kolorados do të shpërblejë vizitorët me nga 100 dollarë

Qyteti i Glenwood Springs në Kolorado do t’i shpërblejë vizitorët me nga 100 dollarë në rast se vizitojnë këtë zonë e cila është e njohur për ‘pishinat’ e ngrohta; ofertë e cila pritet të vlejë deri më 30 nëntor.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qyteti njoftoi në fund të gushtit se do të zgjaste programin stimulues, i cili filloi në pranverë gjatë pandemisë së coronavirusit deri më 30 nëntor si pjesë e një përpjekjeje për të rritur biznesin, i cili pësoi rënie për shkak të situatës aktuale.


“Pas rihapjes së atraksioneve kryesore të Glenwood Springs, bordi vendosi që kjo dhuratë ishte masa e duhur, jo vetëm për të mbështetur bizneset tona lokale të varura nga turizmi, por edhe për të shpërblyer bazën tonë të dedikuar të vizitorëve”, u shpreh Lisa Langer, drejtoreshë e promovimit të turizmit.

Sipas deklaratës, 1,000 vizitorët e parë të cilët regjistrohen do të marrin 100 dollarë, pas mbërritjes në qytet si pjesë e një përpjekjeje për të rritur turizmin në vjeshtë. /Telegrafi/