LAJMI I FUNDIT:

Qyteti australian fillon masat e reja të bllokimit – pesë milionë banorë do të vendosen në izolim

Qyteti australian fillon masat e reja të bllokimit – pesë milionë banorë do të vendosen në izolim

Qyteti i dytë më i madh në Australi, Melbourne, ka filluar zbatimin e një bllokimi të dytë për shkak të rritjes së rasteve të reja me coronavirus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pritet që pesë milionë banorë të këtij qyteti të mbyllen brenda shtëpive të tyre, sakaq dalja e tyre do të lejohet vetëm për arsye thelbësore.


Kufijtë midis Victorias dhe shteteve fqinje u mbyllën të martën, për të frenuar përhapjen e rasteve të coronavirusit.

“Pjesa tjetër e vendit, e di se sakrifica që po e kaloni ju në këto momente, nuk është vetëm për ju dhe familjen tuaj, por është edhe për komunitetin e gjerë australian”, tha të mërkurën kryeministri australian, Scott Morrison. /Telegrafi/