Letafete Latifi, drejtore e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se përveç Prishtinës, edhe në qytetet tjera të Kosovës ka tejkalime të vlerave të lejueshme të ndotjes së ajrit.
Latifi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu tha se tejkalime të vlerave të lejueshme këtë vit ka edhe në Drenas, Han të Elezit, Gjilan.
Ajo bëri të ditur se këtë vit tejkalime të vlerave të lejuara të cilësisë së ajrit në Han të Elezit ka pasur për shkak të punimeve në autostradë.
Ajo tha se IHK obligim ligjor e ka monitorimin e cilësisë së ajrit dhe informimin për gjendjen.
“Në këtë aspekt ne nuk kemi nejt duarkryq. Monitorimi i ajrit me sistem automatik ka filluar në 2009 dhe vazhdimisht kemi informuar”, tha ajo.
Sipas saj, që nga 2012-ta kur ka dal raporti i parë për gjendjen nga periudha 2010-2012 vazhdimisht monitorojnë dhe njoftojnë publikun.
“Fillimisht kemi pasur dy tri stacione, tashmë kemi 11. Janë rrit investimet në mirëmbajtje dhe servisimin e stacioneve monitoruese”, tha Latifi.
Sipas drejtoreshës së IHK-së, stacionet janë funksionale dhe raportimet janë në kohë reale.
Latifi theksoi se megjithëse raportimet janë në kohë reale, ende nuk është përpunuar ueb-sajti sa duhet për të qenë i kapshëm për publikun.
Ajo tha se për të përmirësuar cilësinë e ajrit veprimet duhet të jenë të ndërlidhura me të gjithë akterët.
“Duhet edhe ministritë tjera të marrin obligimet e tyre karshi mbrojtjes së cilësisë së ajrit. Rast konkret e kemi Ministrinë e Transportit, e cila duhet të ngrit kapacitet të saj në kontrollin e emisioneve nga automjetet”, tha ajo.
Ajo tha se megjithëse janë marrë masa, edhe Qeveria e Kosovës duhet ta ketë prioritet cilësinë e ajrit.
“Plani i masave urgjente ka dalë për herë në parë 2016. Është dalë në Kuvend dhe është propozua një plan i masave. Pastaj në 2017 është dalë Plani i veprimit nga qeveria e tanishme për masat afatshkurta dhe afatmesme… Masat që janë ndërmarr ose parashihen në planin e veprimit duhet të zbatohen nga akterët e ndryshëm”, tha ajo.
Latifi ka thënë se Instituti së bashku me Ministrisë e Mjedisit dhe institucionet tjera janë duke punuar ngushtë në përmirësimin e gjendjes së ajrit.
Sipas saj, rezultatet e masave të ndërmarra, siç është projekti i kogjenerimit pritet të shihen më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë