LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët nga Graçanica kundërshtojnë vendimin për heqjen e dinarit nga përdorimi

Qytetarët nga Graçanica kundërshtojnë vendimin për heqjen e dinarit nga përdorimi

Nga sot ka hyrë në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme. Me këtë rregullore parashihet që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke u hequr nga përdorimi dinari serb. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se zbatimi i rregullores së re për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar.

E qytetarët e komunitetit serb në Graçanicë konsiderojnë se do të dëmtohen nga vendimi për heqjen e dinarit serb nga përdorimi dhe të njëjtit kanë vijuar me shfrytëzimin e kësaj valute.


KosovaPress ka evidentuar qarkullimin e dinarit serb nëpër dyqane të Graçanicës. Edhe vet shitësit, prapa kamerës, kanë konfirmuar se kanë pranuar këtë valutë për blerje.

Qytetari nga Graçanica, Millosh Todoroviq e konsideron të padrejtë këtë vendim.

“Nuk është e drejtë. Shpresoj se kjo do të ndryshojë sepse askund as në Kushtetutën zyrtare nuk shkruan që dinari është valutë që nuk njihet në Kosovë, madje as për euro nuk shkruan që është valutë zyrtare, sipas rregullës Kosova nuk do duhej ta kishte euron si valutë”, thotë ai për KosovaPress.

Ai pret që ky vendim të mos mbetet në fuqi dhe të vazhdojë me shfrytëzimin e dinarit serb si valutë.

“Do të na dëmtoj nëse mbetet në fuqi, por shpresoj që nuk do të mbetet në fuqi dhe do të mund edhe më tutje ta përdorim dinarin”, shton ai.

Titomir Sekuliq, i cili është banor i Graçanicës thotë se këtë e ka vendosur pushteti, për çka shprehet kritik.

“Çka të komentojë, pushteti më i fortë…Si jo do të na dëmtoj, nuk di, nuk di çka të them”, përfundon Sekuliq.

Bashkimi Evropian edhe sot ka reaguar lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, duke i kërkuar Kosovës që të sigurojë një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mbrëmë ka deklaruar se do të ketë periudhë tranzitore që do të përcillet me edukim dhe informim të qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë nuk e kontestojnë që euro ka qenë dhe vazhdon të jetë e vetmja valutë zyrtare në përdorim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori