LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët: Edhe në Shkup të ketë kryetar shqiptar, si Sadiq Khan në Londër (Video)

Qytetarët: Edhe në Shkup të ketë kryetar shqiptar, si Sadiq Khan në Londër (Video)

Qyteti i Londrës ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore, për faktin se për herë të parë në histori për kryebashkiak të këtij qyteti ka zgjedhur një musliman me origjinë nga Pakistani. Kandidati i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, Sadiq Khan, është zgjedhur kryetar i Londrës , duke u bërë lideri i parë mysliman i një kryeqyteti të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndryshe nga Londra, një përvojë të tillë nuk ka përjetuar akoma kryeqyteti i Maqedonisë multietnike dhe multikonfensionale, Shkupi. Edhe pse politikanët nga vendi vazhdimisht pretendojnë që në vend gjithë qytetarët e të gjitha etniteteve janë të barabartë, këtë nuk e dëshmon historia. Qyteti i Shkupit, që nga pavarësia e vendit, asnjëherë nuk ka pasur për kryetar një kandidat që vjen nga ndonjë nacionalitet tjetër, përveç atij maqedonas. Të pyetur, nëse Shkupi duhet ta ndjek shembullin e Londrës, qytetarët u shprehën se atyre nuk do t’u pengonte një gjë e tillë.


“Mundet, nëse është i aftë, nëse meriton, pse jo. Mundet çdokush që është i aftë të bëhet. Jo vetëm në Shkup por mundet gjithkund. Pasi që mundet në tërë botën mundet edhe në Shkup. Ne jemi pjesë e Evropës, pjesë e Kombeve të Bashkuara. Mua nuk do të më pengonte aspak ajo”, thotë një qytetar për Tv Shenja.

“Normal që mundet. Unë nuk kam asgjë kundër. Dihet si zgjedhet, duhet të shkohet në zgjedhje dhe nëse e zgjedhin nuk ka problem”, thotë një qytetar tjetër.

Megjithatë, ata kanë vënë në dyshim nëse mund të ndodh një gjë e tillë në vendin tonë.

“A mund të zgjidhet atë nuk e di, nuk mund ta di por duhet të zgjidhet”, shprehet një qytetar tjetër.

Ndryshe, Sadiq Khan ka fituar 57 për qind të votave, ndërsa rivali i tij konservator ka fituar 43 për qind të votave. Khan, 45 vjeçar, është djali i një emigranti pakistanez që punonte si vozitës autobusi. Ai e ka mundur rivalin e tij, Zac Goldsmith, 41 vjeçar, i cili është djalë i një manjati të pasur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori