Qytetarët e Strugës nuk do të paditen për faturat e papaguara të ujit për muajin shkurt

2017/01/strugë-1.jpg 2017/01/strugë-1.jpg
Ujësjellësi i Strugës me gjasa nuk do t’i padisë struganët të cilët nuk kanë paguar faturat e të ujit për muajin shkurt, thotë për "Alsat" drejtori i ndërmarrjes, Jovanço Meçkaroski.
Kjo vjen pasi struganët mbetën pa ujë të pastër për më shumë se një muaj.
“Për ata që kanë paguar tashmë faturat, do të duhet tua kthejmë paratë deri në fund të vitit, ndërsa për ata që nuk kanë paguar, do të kërkojmë një zgjidhje për t’i kompensuar në llogari të tjera gjatë vitit. Do të kishte qenë më mirë nëse të gjithë do të kishin paguar faturat e tyre, dhe t’ua kishim minusuar me fatura më të ulëta gjatë muajve të ardhshëm”, thotë Meçkaroski.
Sipas tij, së bashku me Këshillin Drejtues, duhet të marrin vendim për mënyrën e procedimit.
Nga
Telegrafi
7 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































