LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Shkupit kërkojnë ndërtimin e shtigjeve për biçikleta (Video)

Qytetarët e Shkupit kërkojnë ndërtimin e shtigjeve për biçikleta (Video)

Pas paralajmërimit të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski të projektit “Shkupi Velograd” për ndërtimin e shtigjeve të biçikletave në katër relacione në Shkup, asnjë shteg nuk është gati. Trajanovski thotë se shtegu Gazi Babë-Karposh është pothuajse gati, ndërsa premton se do të përfundojnë edhe shtigjet e tjera në lagjet e tjera.

“Nuk shpresojmë por jemi të sigurt se deri vitin 2017 do te jenë gati shtigjet e planifikuara, do të jenë me gjitha standardet. Qëllimi është që të kemi sa më shumë njerëz që biçikletat mos t’i shfrytëzojnë vetëm me rekreativitet por të udhëtojnë me to në punë”.


Por, qytetarët për Tv21 thonë se ka mungesë të madhe të shtigjeve për biçikleta, dhe se ato janë të domosdoshme.

“Do të na lehtësojë shumë vozitjen neve çiklistëve pasi që ka vende ku biçikleta “vuan” nga gropat. Ndërkohë ka edhe vetura të parkuara gjithkund e pengojnë vozitjen”.

“Ka dy tre shtigje të reja, por nuk ka mjaftueshëm. Ashtu që ka nevojë për ma tepër. Ndërkaq në Manastir aty prej ku vi nuk ka fare shtigje për biçikleta”, shprehen qytetarët.

Grupi joformal i çiklistëve të Shkupit i njohur me emrin “Në biçikletë”, kërkojnë zgjidhje të realizueshme strategjike dhe një trajtim të barabartë në trafik. Ata thonë se kot janë të zgjeruara rrugët, nëse nuk respektohen çiklistët dhe nëse nuk ka një rrjet të organizuar rrugor.

Sipas këtij grupi joformal receta e transformimit në një qytet të sigurt të biçikletave kërkon një partneritet me inxhinierët e komunikacionit, autoritetet e qytetit dhe një projekt-plan për mobilitet./Telegrafi/