LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Kriva Pallankës informohen për të drejtën e votimit

Qytetarët e Kriva Pallankës informohen për të drejtën e votimit

Zëvendës Avokati i Popullit dhe udhëheqës në zyrën në Kumanovë, Naser Veseli, sot në Kriva Pallankë informoi qytetarët për rëndësinë e të drejtës së votës dhe mënyrës së realizimit të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë ata që mendojnë se u është e mohuar e drejta, ose nuk janë respektuar nga ana e institucioneve, organet shtetërore, në nivel lokal dhe qendror, nga cila do fushë, ne do të intervenojmë edhe pse nuk jemi gjykatë dhe nuk mund të vendosim”, deklaroi Veseli.


Ai tha se çdo njëri duhet të realizojë të drejtën e tij për votim në pajtim me ligjet, dhe askush nuk ka të drejtë ta sugjerojë, kërcënojë ose ta shtyjë me forcë./Telegrafi/