LAJMI I FUNDIT:

Quni tregon se si e evitoi Nasim Haradinaj një incident mes tij dhe Jakup Krasniqit në qendrën e FARK-ut (Video)

Quni tregon se si e evitoi Nasim Haradinaj një incident mes tij dhe Jakup Krasniqit në qendrën e FARK-ut (Video)

Deputeti i LDK-së dhe ish-ushtari i UÇK-së në Koshare, Anton Quni ka folur për Nasim Haradinajn dhe rolin e tij si ndërmjetësues mes FARK-ut dhe UÇK-së.

Quni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Nasim Haradinaj ishte njeriu më i përshtatshëm që mund të llogaritnin për biseda mes njësiteve të FARK-ut dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.


“Qështja e ndarjeve mes Ministrisë së Mbrojtjes [FARK] me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së është diskutuar edhe me të ndjerin Sali Çekaj si ndër protagonistët e parë të njësiteve guerile. Ai në të kaluarën gjatë aktivitetit të tij ka pasur disa momente jo të këndshme kur ka menagjuar disa incidente mes njësiteve të FARK-ut dhe atyre të Shtabit të Përgjithshëm. Me pëlqimin e tij jemi ndjerë të entuziazmuar që mund të punojmë në unifikimin e qëndrimeve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-komandanti i njësisë Delta në Koshare ka thënë se kanë kërkuar nga Nasim Haradinaj që të kenë mbështetje edhe nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Zona Operative e Dukagjinit.

“Natyrisht që ai ka kërkuar kohë, por në bisedë me të është vërejtur një disponim i mirë dhe nuk kanë ekzistuar ata paragjykimet për ne [FARK] që kemi menduar se ekzistojnë. U krijua një atmosferë shumë e mirë dhe menduam në atë kohë se u krijua një model i mirë bashkëpunimi mes dy grupeve”.

Quni thotë se Nasim Haradinaj kishte organizuar një takim në qendrën stërvitore në Papaj, mes eprorëve të FARKU-t dhe Jakup Krasniqit si i deleguar i Shtabit të Përgjithshëm.

Quni: Morëm paga në luftë për të mos u shndërruar në profiter lufte (Video)
Lexo po ashtu Quni: Morëm paga në luftë për të mos u shndërruar në profiter lufte (Video)

“Gjatë takimit, unë në njërin krahë e kisha emblemën e njësisë Delta, në një moment Jakupi ka shiquar me dyshim mos ndoshta kisha në krahë ndonjë emblemë të FARK-ut, por Nasimi aty për aty ja shpjegon se ishte shenja e njësisë, dhe ja largoi dyshimet. Unë në krahun tjetër kisha emblemën e UÇK-së”.

Anton Quni pa dashur të jep detaje nga ai takim, thotë se ishte një bisedë konstruktive dhe në asnjë rast nuk iu kërkua atyre që të mos u binden urdhrave të Ministrisë së Mbrojtjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori