LAJMI I FUNDIT:

Quni: FSK-ja deri në vitin 2028 do të jetë e gatshme të zbarkoj jashtë vendit nën ombrellën e OKB-së apo NATO-s

Quni: FSK-ja deri në vitin 2028 do të jetë e gatshme të zbarkoj jashtë vendit nën ombrellën e OKB-së apo NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka thënë se ministria që ai drejton ka disa objektiva që synon t’i arrij gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm.

“Objektivat për vitin 2020-2021 që janë në shërbim të realizimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, përfshijnë disa çështje lidhur me personelin, rikrijimin e njësive të reja, rikonstruktimin dhe riorganizimin e Ministrisë dhe FSK-së, zhvillimin në karrierë… dhe ky proces mbështetet me të gjitha ato nevojat nga fusha e teknologjisë ushtarake që duhet të aplikohen brenda FSK dhe këto së bashku kanë një dinamikë që deri në vitin 2027 që nga autoritetet kryesisht e SHBA-ve çdo njësi veç e veç por edhe FSK-ja në përgjithësi të shpallen si të certifikuara me arritjen e kapaciteteve të plota operacionale”, tha Quni, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se pavarësisht situatës me pandeminë, operacionaliteti i FSK është i tillë që të garantojë që deri në vitin 2027 do të arrij t’i deklarojë kapacitet e plota që FSK në vitin 2027-2028 do të jetë garantuese e sovranitetit dhe integritetit të territorit të Kosovës, do të jetë plotësisht e gatshme t’i përgjigjet nevojave të autoriteteve civile për asistencë, dhe do të jetë e gatshme të zbarkoj jashtë vendit nën ombrellën e OKB-së apo NATO-s.

“Për çdo objektiv është një angazhim i veçantë, sepse kërkon angazhim dinamik të diplomacisë së jashtme, ekspertizë të lartë të FSK dhe besueshmëri te komuniteti ndërkombëtar që ne jemi një forcë që garanton paqen dhe sigurinë dhe në një të ardhme të afërt jemi të gatshëm edhe në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare që kudo ku kërkohet asistenca jonë ne me profesionalizëm të ofrojmë asistencë në çdo regjion edhe jashtë kufijve të Kosovës”, tha Quni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori