LAJMI I FUNDIT:

Qumështorja Vita e gatshme ta pranojë qumështin nga të gjithë fermerët 

Qumështorja Vita e gatshme ta pranojë qumështin nga të gjithë fermerët 

Pandemia globale në mbarë botën ka vështirësuar punën e shumë prodhuesve. Njëjtë ka ndodhur edhe në Kosovë, ku pothuajse të gjithë sektorët janë prekur nga këto ndryshime.

Edhe fermerët e qumështit në Kosovë kanë hasur vështirësi në rënie të sasisë së shitjes për shkak të situatës së krijuar me Covid-19.

Mirëpo, Qumështorja Vita u vjen në ndihmë duke treguar gatishmëri të pranojë qumështin e të gjithë fermerëve që gjatë kësaj kohe kanë pasur vështirësi ta dorëzojnë në qumështoret tjera. Andaj Qumështorja Vita u bënë thirrje gjithë fermerëve kudo ndodhen që të dorëzojnë qumështin në Qumështoren Vita në mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Qumështorja Vita edhe gjatë situatës me pandeminë Covid-19 vazhdon punën e saj në prodhim e qumështit si dhe produkteve të qumështit. Qumështorja Vita vazhdon të jetë prodhuesi kryesor i qumështit dhe produkteve të qumështit të cilësisë më të lartë, gjithmonë duke u bazuar në standardet më të larta.

Qumështorja Vita ka në gamën e produkteve të qumështit gjashtë lloje të qumështit, dy lloje te kosit, tre lloje të jogurtit, dy lloje të shmandit dhe ayranin.

Artikull i sponzorizuar