Akademik Rexhep Qosja me rastin e shënimit të 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka folur për Shqipërinë dhe Kosovën.
Qosja në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se Shqipëria, shikuar historikisht, ka ecur përpara, është zhvilluar e po zhvillohet, kurse për Kosovën thotë se ka humbur shumë kohë në tri marrëveshjet e gabuara; pranimi i Marrëveshjes së vijës kufitare me Malin e Zi, siç e kërkonte Mali i Zi, krijimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, siç e kërkonin serbët e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë, dhe krijimi i Gjykatës Speciale.
“Gjatë këtyre viteve, prej se është krijuar shteti shqiptar, Shqipëria, i ka provuar gati të gjitha trajtat politiko-shtetërore dhe kushtetutare-juridike: despotinë, tiraninë, diktaturën, demokracinë, pseudodemokracinë. Ka provuar rendin njëpartiak dhe rendin shumëpartiak. Ka provuar totalitarizmin, populizmin, anarkizmin, autoritarizmin! Tani po përjeton qeverisjen e ligjshme, të përfaqësuar prej të zgjedhurve në zgjedhje të lira e demokratike, dhe përpjekjet mjaft të egra të opozitës për pushtet paralel. Gjatë këtyre 105 vjetëve Shqipëria ka provuar rënie dhe ngritje, atdhetarizmin më të përkushtuar të predikuar e të sendërtuar edhe me mjete totalitariste si në kohën e komunizmit dhe atdhetarizmin e komprometuar prej propagandave që fyejnë shtetin, që fyejnë mentalitetin, që deshën s’deshën autorët e kësaj propagande, ua krijojnë të huajve bindjen se shqiptarët – popull i njohur me traditë vlerash të larta, na qenkan popull pa vlera etike! Dhe, kjo po ngjet sot në Shqipëri – po e bën paria e PD-së. Megjithatë, Shqipëria, shikuar historikisht, ka ecur përpara, është zhvilluar e po zhvillohet, është bërë edhe me shtetin e dytë shqiptar, me Kosovën shtet i lirë e i pavarur, po zhvillohet dukshëm urbanizmi i saj, po bëhen përpjekje gjithnjë e më të dukshme për mirërritjen e brezit të ri dhe për mirëjetesën e popullit”, thekson Qosja.
“Gjendjen tonë politike e shoqërore në këtë kohë e shënojnë shumë të këqija, prandaj ndjej nevojë që t’ia bëj popullit një lutje: Hidhërohu popull!”, ka thënë Qosja.
Duke folur për zgjedhjet lokale, akademik Qosja ka thënë se AAK-ja ka korrur suksesin më të dukshëm në këto zgjedhje, kurse Lëvizja Vetëvendosje thotë se mund të ketë kaluar pak më mirë se në zgjedhjet e kaluara lokale, por jo si e sa është pritur.
Ndërkaq për PDK-në thotë se ishte dështuesja e këtyre zgjedhjeve lokale. Në këtë intervistë Qosja ka dhënë edhe vërejtjet për Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fronti Europian: A është pajtuar “VLEN” me BRM-PDUKM-në për revidim të Korridorit 8?
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca
Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Rama del nga zyrat e SPAK: Të gjithë jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë