Sot pasdite pritet të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për shkak të gabimeve teknike me printimin e formularëve, po ashtu sipas koordinatorit të QNR-së, Burim Ahmetaj besohet që brenda dy-tre ditësh nis numërimi i votave me kusht.
Ahmetaj theksoi se akoma janë në procesin e përgatitjes së raportit të auditimit në bazë rekomandimeve për KQZ-në, që nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe rinumërime të tjera.
“Deri më tani diku 80 për qind është bërë rinumërimi, pjesën tjetër e kemi në proces, që mendojmë që sot gjatë ditës në orët e vona të mbrëmjes të kompletohet dhe rinumërimi i 314 vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja për shkak të gabimit teknik që ka ndodhur në formularët e rezultateve”, tha ai.
Ahmetaj theksoi se nga krahasimet që i janë bërë formularëve të rinumëruar nuk është vërejtur ndonjë dallim të votave të subjekteve.
“Nga auditimet e para që i kemi bërë, te subjektet nuk vërehet ndonjë diferencë e madhe, ndërsa te pjesa e kandidatëve meqenëse formularët publikohen, çdokush mund të bëjë krahasimet sa i përket kandidatëve para dhe pas rinumërimit. Pra, sa i përket subjekteve politike, mos shënimi i saktë i votave përpos gabimit teknik në formularë nuk vërehet ndonjë dallim i votave te subjektet tjera”, deklaroi ai.
Ndërsa, Ahmetaj shtoi se QNR është në procesin e regjistrimit të votave me kusht, proces që është afër kompletimit, sipas të cilit, besohet që brenda dy-tre ditëve nis numërimi i votave me kusht.
“Ky proces akoma nuk është kompletuar dhe besojmë që brenda dy – tre ditëve do të kompletohet ky proces në mënyrë që t’i hapet rruga edhe numërimit të votave me kusht. Votat me postë dhe shërbimi votues janë transferuar në QNR, akoma jemi në fazën e vlerësimit nuk është bërë ende pranimi formal i votave me postë përderisa ky proces nuk është i kompletuar që do të mund të fillojmë me numërimin tyre. Pavarësisht kësaj, kur të kompletohet procesi i votave me kusht dhe pranimi i votave me postë, atëherë do të mund të fillojmë me numërimin e tyre”, tha Ahmetaj.
Ndryshe, procesi i zgjedhjeve parlamentare ishte mbajtur më 6 tetor, ku sipas rezultateve preliminare, partia e parë është LVV, e dyta LDK, pasuar nga PDK./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë