LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Shtretërit janë me standarte evropiane dhe të gjithë janë vënë në shërbim të pacientëve

QKUK: Shtretërit janë me standarte evropiane dhe të  gjithë janë vënë në shërbim të pacientëve

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu ka folur edhe për shtretërit që janë blerë për klinikat e QKUK-së, me qëllim të përmirësimit të kushteve për pacientët.

Këtë Sejdiu e ka thënë të premten në një konferencë për media.


Duke folur për funksionalitetitin e tyre, Sejdiu ka theksuar se të gjithë shtretërit të cilët janë blerë janë me standarte evropiane dhe të cilët kanë përmirësuar ndjeshëm hospitalizimin e pacientëve në QKUK.

“Ne nuk kemi mundur t’i lëmë qytetarët akoma në shtretër me blloqe e dyshekë të vjetër të cilët kanë dekada që nuk janë ndërruar. Prandaj kemi reaguar menjëherë, duke blerë shtretër modern, me standarte evopriane dhe të cilët kanë përmirësuar shumë hospitalizimin e pacientëve tanë”, ka thënë drejtori Sejdiu. Duke folur për transportimin e pacientëve nga një repart në tjetrin së bashku me shtrat, drejtori Sejdiu ka treguar se edhe për këtë kanë menduar zgjidhje. “Ne krahas shtretërve për shtrim të pacientëve, kemi blerë edhe dhjetëra shtretër transportues të cilët do të përdoren për bartjen e pacientëve nga një repart në tjetrin, atëherë kur paraqitet nevoja”, ka shpjeguar ai.

Më tej, ai ka thënë se shtretërit janë blerë të dimensioneve të ndryshme dhe u janë shpërndarë të gjitha klinikave. “Për shkak të specifikave të patologjive, ne kemi blerë shtretër me disa thyerje në mënyrë që pacienti të ketë mundësi t’i përshtasë qëndrimin e trupit ashtu siç ka nevojë”, ka thënë Sejdiu. Sidoqoftë, drejtori Basri Sejdiu ka thënë se blerja e shtretërve do të vazhdoj edhe në vitin 2019.

“Këtë vit kemi blerë 750, kurse vitin tjetër synojmë që të blejmë edhe 1300 të tjerë. Do të blejmë shtretër edhe për Spitalet e Përgjithshme. Janë ditë të mira këto që po vijnë për shëndetësinë kosovare pasi që shumë reforma po ndodhin në të njëjtën kohë”, ka shtuar drejtori Sejdiu.

Ai ka përmendur edhe investimet që do të ndodhin për rinovimin e klinikave të QKUK-së, për transformimin e këtij institucioni në një institucin modern spitalor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori