LAJMI I FUNDIT:

Qindra njerëz kanë vdekur nga lajmet e rreme për coronavirusin: Besonin se urina e lopëve dhe dezinfektuesit shëronin COVID-19

Qindra njerëz kanë vdekur nga lajmet e rreme për coronavirusin: Besonin se urina e lopëve dhe dezinfektuesit shëronin COVID-19

Në tre muajt e parë të këtij viti, të paktën 800 njerëz në të gjithë botën vdiqën për shkak të dezinformimeve për coronavirusin, njoftuan shkencëtarët.

Sipas rezultateve të një studimi të botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë Tropikale dhe Higjienës, rreth 5.800 persona u shtruan në spital për shkak të besimit në informacionet e rreme në rrjetet sociale, raporton BBC.


Shumë vdiqën pasi pinë pastrues me bazë metanol ose alkool, duke besuar gabimisht se këto produkte i mbronin ose shëronin coronavirusin, transmeton Telegrafi.

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se epidemia e lajmeve të rreme ose “infodemia” e lidhur me COVID-19, po përhapet aq shpejt sa vetë virusi, dhe teoritë e komplotit, thashethemet dhe stigmatizimi në shoqërinë e të sëmurëve kanë kontribuar në vdekje dhe lëndime.

Shumë viktima ndiqnin këshilla që ngjasonin të besueshme – të tilla si konsumimi i sasive të mëdha të hudhrës dhe gëlltitja e sasive të mëdha të vitaminave si një mënyrë për të parandaluar infeksionin, thanë autorët e studimit. Të tjerët konsumonin pije si urina e lopës.

Një sjellje e tillë mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e këtyre njerëzve, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Thashetheme, stigmatizime dhe teori të komplotit për COVID-19 janë shpërndarë në 25 gjuhë të botës, thotë studimi
Lexo po ashtu Thashetheme, stigmatizime dhe teori të komplotit për COVID-19 janë shpërndarë në 25 gjuhë të botës, thotë studimi

Shkencëtarët konkludojnë se i takon organeve ndërkombëtare, qeverive dhe rrjeteve sociale të luftojnë epideminë e informacioneve të rreme.

Ndryshe, kompanitë e teknologjisë që administrojnë rrjetet sociale janë kritikuar që reagojnë ngadalë dhe pamjaftueshëm ndaj problemit, dhe legjislaturat janë gjithashtu të ngadalta për të rregulluar përgjegjësinë për përhapjen e lajmeve të rreme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori