LAJMI I FUNDIT:

Qeverisja e Kurtit, Mushkolaj: S’kemi parë asnjë reformë të thellë në asnjë fushë problematike

Qeverisja e Kurtit, Mushkolaj: S’kemi parë asnjë reformë të thellë në asnjë fushë problematike

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kritikuar Qeverinë aktuale, duke thënë se në tre vitet e fundit nuk është parë asnjë reformë të thellë në asnjë fushë problematike të vendit.

Ai ka filluar kritikat duke përmendur përpjekjet për reformën në sistemin e Drejtësisë, të cilat sipas tij kanë pësuar dështime duke u rrëzuar ligje nga Gjykata Kushtetuese.


“Nuk kemi pa asnjë reformë të thellë në asnjë fushë të rëndësishme, fushë problematike në vend. Duke filluar prej përpjekjeve për të bërë reformë në në sistemin e Drejtësisë, me ato ligjet e dobëta që rrëzoheshin nga Gjykata Kushtetuese, më atë vrullin që ne tash do të bëjmë çka do që dëshirojmë për shkak që i kemi 50.2 për qind të votave”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Mushkolaj ka theksuar mungesën e progresit në fushën e Shëndetësisë, duke e quajtur një vazhdimësi të administratës së zakonshme.

Kurti: Më 14 shkurt 2021, ndodhi përmbysja më e madhe politike e demokratike në Kosovë
Lexo po ashtu Kurti: Më 14 shkurt 2021, ndodhi përmbysja më e madhe politike e demokratike në Kosovë

Megjithatë, ai ka përmendur disa investime në infrastrukturë shëndetësore dhe formimin e shërbimeve të reja në disa klinika, sidomos në QKUK.

Në lidhje me fushën e Arsimit, ai ka theksuar se asgjë nuk është bërë për të realizuar një reformë në aspektin e arsimit, duke përfshirë nivelet parashkollorë deri te universitetet.

“As në Shëndetësi kurrfarë reforme, thjesht është vazhdu  me administrimin e zakonshëm kryesisht në investimet në infrastrukturë, domethënë renovimet e klinikave sidomos të QKUK-së dhe aty këtu me formimin e shërbimeve të reja që nuk kanë qenë më herët. E për me kalu të Arsimi as nuk e kemi parë r-në e reformës, në asnjë aspekt që ka të bëjë me arsimin, duke filluar nga atij parashkollor e deri tek universitar”, ka deklaruar Mushkolaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori