Gjashtëdhjetë e tetë mijë studentë kanë aplikuar deri më tani për t’u bërë pjesë e pakos mbështetëse ku Qeveria e Kosovës kishte bërë të ditur se do t’i përkrahë me nga 100 euro shtesë, e që sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu pritet të dalin javën tjetër.
Kryeziu në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka thënë se shtesat për punëtorët e sektorit privat deri më tani Ministria e Financave i ka ekzekutuar 220 mijë pagesa, derisa për ata të cilët ende nuk i kanë pranuar 100 eurot, këtë muaj do të trajtohen aplikimet e tyre të cilët kanë qenë të regjistruar deri në muajin mars.
“Në total janë regjistruar 68 mijë aplikime. Komisioni për verifikimin e aplikimeve ka filluar punën këtë javë. Synojmë që ekzekutimi i shtesave prej 100 eurove për studentë të fillojë gjatë javës tjetër. Sa i përket shtesave për punëtorët e sektorit privat deri më tani janë ekzekutuar mbi 220 mijë pagesa. Këtë muaj do të trajtohen edhe aplikimet e bëra nga punëtorët që janë regjistruar në mars të këtij viti dhe që kanë qenë aktiv në llogaritë e ATK për tre muaj rresht, ashtu siç ishte paraparë edhe në thirrjen 21 prillit,” ka thënë Kryeziu.
Tutje, nga qeveria kanë thënë se punëtorët e sektorit privat që kanë aplikuar por që ende nuk kanë pranuar në llogaritë e tyre shtesat prej 100 euro, shumë shpejt do të pranojnë arsyet e refuzimit dhe do të kenë mundësinë të qasen në formularin e ankesave për të paraqitur ankesën e tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zara rihap dyqanin e saj në Albi Mall më 26 Qershor me konceptin më të ri ndërkombëtar

Mërgimtarë, planifikoni udhëtimet tuaja drejt Kosovës: Në MyBus i siguroni biletat!

Dental Galeria: Aty ku teknologjia dhe përkujdesi sjellin buzëqeshje të reja!

Çmimi i naftës deri në 23 centë më i lartë sesa ai i importit

Shkolla Verore në Horizon School po afron, regjistro tani fëmijën tënd!

Shtrenjtimi i naftës, këto janë çmimet aktuale në Kosovë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Si një 24-orësh i paqëndrueshëm e çoi Lindjen e Mesme drejt një armëpushimi?

Lyon nuk u mendua dy herë: Vjen vendim i shpejtë pasi ra në divizionin e dytë në Francë

Bellingham flet për turpin që po ndodh në Kupën e Botës për Klube

CNN: Sulmi amerikan nuk shkatërroi objektet bërthamore iraniane

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj