Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të premten Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilët ka biseduar për themelimin e Njësisë së përkthimit, harmonizimit dhe kontrollim gjuhësor në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Sipas njoftimit, Kurti ka konfirmuar përkushtimin e Qeverisë ndaj themelimit të njësisë së përkthimit, “njësi kjo e re që do të sigurojë kualitetin e përkthimeve në kuadër të Qeverisë, në të gjitha gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës”.
“Përkthimi cilësor ndikon në qasje më të lehtë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për të gjetur zgjidhjen më të mirë në shërbim të funksionalitetit të zyrës, OSBE ka prodhuar raport që do shqyrtohet nga grupi punues”, thuhet në komunikatën për media.
Lidhur me këtë, Kurti ka potencuar që grupi punues i udhëhequr nga Komisioneri për Gjuhë, Slavisa Mladenoviq, duhet të veprojë në bazë të legjislacionit në fuqi për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, e duke marrë parasysh procesin e riorganizimit të brendshëm të Zyrës së Kryeministrit.
“Kryeministri ka falënderuar ambasadorët për përkushtimin e tyre dhe bashkëpunimin cilësor në kuadër të themelimit të Njësisë për përkthim, harmonizimi dhe kontrollim gjuhësor”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shemben skelet – dëmtohen disa vetura në Tophane të Prishtinës
Escobar: Shqiptarët e Kosovës janë shumë pro-amerikanë, kjo i forcon edhe më tej marrëdhëniet tona
Kurti priti Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit” bisedojnë për Projektligjin për liritë fetare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251