LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare gati taksën për blogerët dhe “vipat” e TikTokut që fitojnë para në internet

Qeveria shqiptare gati taksën për blogerët dhe “vipat” e TikTokut që fitojnë para në internet

Personazhet që fitojnë para nga rrjetet sociale dhe platformat e tjera në internet, do të tatohen në masën 15 për qind duke nisur nga viti 2024.

Ministria shqiptare e Financave ka bërë gati projekt-ligjin që i jep fund periudhës, kur të ashtuquajturit “VIPA”, “blogerë” e “influencues” fitonin para të padeklaruara.


Kjo kategori, në pjesën më të madhe, përfshin individë vendas që fitojnë nga TikTok-u, Instagrami, Facebook, YouTube, Google.

Drafti është më i gjerë, pasi ai përfshin në taksim edhe individët që lëshojnë pronat e tyre me qira ditore në platformat e prenotimeve si Booking dhe AirBNB, si dhe rishitësit apo reklamuesit, që paguhen nga platformat e tregtisë online si Amazon e Alibaba.

Plani për të identifikuar këta individë, sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbështetet mbi pagesat që këto kompani i bëjnë këtyre individëve përmes llogarive bankare.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri operojnë në platformën AirBNB 17 mijë prona aktive për qira ditore, ndërsa në Booking mbi 3500 të tilla.

Ndërkohë nuk ka një numër të saktë që identifikon personazhet e rrjeteve sociale, për të cilët flitet se fitojnë shuma marramendëse.

Tatimi 15% mbi këto të ardhura synohet të mbahet në burim, por edhe nëse i shpëtojnë sitës së parë të Tatimeve, këta individë janë të detyruar të bëjnë pagesën e detyrimit në deklaratën vjetore të të ardhurave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori