Qeveria shqiptare realizoi të martën emetimin e Eurobondit të gjashtë në tregjet financiare ndërkombëtare.
Sipas burimeve nga tregu, Eurobondi kishte maturitet 5-vjeçar dhe një shumë totale prej 600 milionë eurosh.
Kërkesa e tregut rezultoi mjaft e lartë, në vlerën e rreth 1.3 miliardë eurove, ndërsa yield-i i obligacionit rezultoi 6.125 për qind.
Emetimi i fundit i Eurobondit nga qeveria shqiptare në tregjet financiare ishte kryer në nëntor 2021, kur u emetua një instrument 10-vjeçar, me një yield prej 3.75 për qind.
Huamarrja e sotme ka rezultuar me kosto shumë më të lartë, për shkak të ndryshimit rrënjësor të kushteve në tregjet financiare. Banka Qendrore Evropiane ka nisur rritjen e normave bazë të interesit që në mesin e vitit të kaluar, raporton Monitor.
Norma e instrumentit kryesor të rifinancimeve (MRO) e aplikuar nga kjo bankë ka arritur tashmë në 3.75 për qind, nga 0 që ishte në vitin 2021, kur Shqipëria realizoi emetimin e fundit. Për shkak të rritjes së fortë të normave të interesit, këtë herë Ministria e Financave ka preferuar të emetojë një instrument më afatshkurtër.
Shuma e emetuar është 20 për qind më e lartë krahasuar me planifikimin fillestar prej 500 milionë eurosh, të shpallur në planin vjetor të huamarrjes 2023.
Rritja e shumës së huasë mund të jetë e lidhur me interesin e lartë që kanë shfaqur investitorët dhe ndoshta edhe me zhvlerësimin e euros në kursin e këmbimit me lekun, që e ul vlerën ekuivalente të huasë në monedhën vendase.
Sipas burimeve nga tregu, pjesëmarrja e bankave shqiptare në këtë emetim vlerësohet të ketë qenë shumë më e ulët krahasuar me emetimet e mëparshme të viteve 2020 dhe 2021, sepse Banka e Shqipërisë e ka shfuqizuar rregullin përjashtues që e njihte investimin në instrumentetet e mësipërme me koeficient rreziku zero, për efekt të llogaritjes së treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit.
Aktualisht, investimi në borxhi afatgjatë në valutë të qeverisë ponderohet me koeficientë risku 100 për qind, duke krijuar kosto në kapital.
Sipas planit vjetor të huamarrjes, pjesa më e madhe e huamarrjes së jashtme këtë vit, përfshirë këtu edhe Eurobondin, do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve të maturuara, ndërsa një pjesë e mbetur do të shpërbejë për të financuar rafërsisht gjysmën e deficitit buxhetor prej 55.5 miliardë lekësh të planifikuar për vitin 2023.
Eurobondi i radhës pritet të ketë implikime të rëndësishme edhe në tregun e brendshëm financiar.
Nëse një pjesë e kësaj shume do të përdoret për të rifinancuar një pjesë të borxhit të brendshëm të maturuar, kjo mund të shkaktojë një rritje të tepricës së likuiditetit në tregun vendas dhe një ulje të mëtejshme të yield-eve në afatin e shkurtër.
Yield-et e bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare kanë pësuar një rënie të vazhdueshme qysh prej muajt nëntor 2022, kur prekën edhe nivelet më të larta të dekadës së fundit.
Qeveria shqiptare e ka përdorur edhe në raste të tjera Eurobondin si një levë për të rritur likuiditetin në tregun e brendshëm dhe për të ulur rrjedhimisht yield-et e instrumenteve që emetohen në këtë treg.
Fluksi i ri hyrës prej 600 milionë eurosh mund të sjellë ndikime të reja edhe në kursin e këmbimit të euros me lekun, që në fillim të këtij muaji po pëson rënie të shpejtë dhe po prek minimume të reja historike.
Financimi i deficitit buxhetor nëpërmjet fondeve në valutë do të rrisë ofertën e euros në tregun vendas dhe mund të ndikojë në rënien e mëtejshme të monedhës evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Skenarët e rrezikshmëm të Serbisë dhe Rusisë, sipas ekspertit amerikan Daniel Serwer

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Walker kërkon hetim serioz ndaj KFOR-it: Ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin

Gërvalla, ndërkombëtarëve: Reagoni, dronët e konfiskuar dhanë dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulm

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radioçiqi

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal