LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shpalos detaje nga darka në Slloveni, Kurti kërkoi zbatimin e tri marrëveshjeve të arritura në Berlin

Qeveria shpalos detaje nga darka në Slloveni, Kurti kërkoi zbatimin e tri marrëveshjeve të arritura në Berlin

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media, ka shpalosur detaje nga darka e mbrëmshme në Slloveni, e cila u shtrua nga kryeministri slloven Robert Golob në vigjilje të Forumit të Bledit që do të nis punimet sot.

Në këtë darkë, mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili sot gjithashtu do të jetë pjesë e panelit të diskutimit në Forum.


“Në qytetin e bukur të Bledit, në freskinë e bjeshkëve dhe pranë pamjes magjepsëse të Liqenit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në darkën e punës të ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob për liderë të rajonit dhe presidentin e Këshillit të Evropian, Charles Michel”, thuhet në njoftim.

Shtrëngime duarsh dhe të qeshura mes Kurtit dhe Ramës – gjithçka nga darka e mbrëmshme që u mbajt në Slloveni
Lexo po ashtu Shtrëngime duarsh dhe të qeshura mes Kurtit dhe Ramës – gjithçka nga darka e mbrëmshme që u mbajt në Slloveni

Më tej në njoftim thuhet se nën temën “Solidaritet për Sigurinë Globale” brenda së cilës po zhvillohet forumi këtë vit, gjatë darkës u diskutua për bashkëpunimin rajonal, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe sigurinë.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes. Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do t’ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin”, thuhet mes tjerash në njoftimin nga ZKM.

Kurti në Slloveni: Respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në BE
Lexo po ashtu Kurti në Slloveni: Respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në BE

ZKM shton se kryeministri mirëpriti thirrjet e Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për fokusim në zgjerimin e Bashkimit Evropian si dhe mundësitë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi respektimin e pakicave dhe njohjen reciproke si parakusht.

“Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet. Ballkani Perëndimor duhet ta mbështesë zgjerimin dhe vendet aspirante duhet të kryejnë reformat të cilat përshpejtojnë anëtarësimin”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori