LAJMI I FUNDIT:

Shtrëngime duarsh dhe të qeshura mes Kurtit dhe Ramës – gjithçka nga darka e mbrëmshme që u mbajt në Slloveni

Shtrëngime duarsh dhe të qeshura mes Kurtit dhe Ramës – gjithçka nga darka e mbrëmshme që u mbajt në Slloveni

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që ishte planifikuar të mbahej më 14 qershor, kishte nxitur debate në distancë mes Kurtit dhe Ramës.

Që nga ajo kohë të dy kryeministrat kishin shmangur takimet mes njëri-tjetrit.


E pas gjithë kësaj zhurme që raportet Kosovë-Shqipëri mund të jenë të tensionuara, të dy kryeministrat u panë tek i shtrënguan dorën njëri-tjetrit në darkën që u mbajt të hënën në Lubjanë të Sllovenisë.

Forumi i Bledit “bashkon” Kurtin me Ramën, Fajon: Sllovenia do të punojë shumë për ta sjellë Ballkanin më afër BE-së
Lexo po ashtu Forumi i Bledit “bashkon” Kurtin me Ramën, Fajon: Sllovenia do të punojë shumë për ta sjellë Ballkanin më afër BE-së

Ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ai i cili publikoi disa fotografi nga kjo darkë ku edhe shihej përshëndetja e tij me kryeministrin Albin Kurti, dhe shtrëngimi i duarve duke pasuar me të qeshura.

Takimi u zhvillua në darkën e mikpritjes së kryeministrit slloven, Robert Golob, në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit që do të mbahet sot.

Kurti në darkën e punës së kryeministrit të Sllovenisë ka thënë se respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Mesazhe inkurajuese nga Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor. Unë i bëra jehonë thirrjes për një qasje të bazuar në vlera ndaj anëtarësimit në BE, të fokusuar në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Kurse, Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon ka komentuar takimin duke e quajtur “Mbledhje të madhe me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor”

“Ne duhet të mendojmë jashtë kornizave dhe të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Procesi i bazuar në vlerë na bashkon. Sllovenia do të vazhdojë të punojë shumë për ta sjellë Ballkanin Perëndimorë më afër Bashkimit Evropian”, ka shkruar Fajon.

Prezent në këtë darkë ishte edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori