LAJMI I FUNDIT:

Qeveria pritet ta votoj rishikimin e buxhetit

Qeveria pritet ta votoj rishikimin e buxhetit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë mbledhjes së kabinetit të tij të hënën ka bërë të ditur që rishikim i buxhetit pritet të dalë sot në votim.

Hoti ka thënë se janë zhvilluar konsultime me te gjitha ministritë dhe komunat dhe është bërë përpjekje që mos të preken projektet kapitale.


“Është dashur ministrja bashkë me departamentet përkatëse brenda ministrisë, të bëjë aranzhimet e nevojshme që shkojnë deri në 700 milionë euro për të mbuluar edhe mungesën e të hyrave prej disa qindra-miliona euro dhe për të krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike që e kemi paraparë në programin tonë qeverisës. Ndërkohë që me sa jam informuar janë zhvilluar konsultime me secilin prej juve dhe me komunat, që maksimalisht, aq sa është e mundur mos të preken projektet kapitale si tërësi”, tha Hoti.

Çështja e buxhetit nuk ishte në rend dite në mbledhjen e djeshme të qeverisë, por shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se për sot do të mbahet takimi me këtë pikë ku edhe do të dalë për votim.

Qeveria miraton Planin e Punës, Hoti: Fokus mbetet rimëkëmbja ekonomike
Lexo po ashtu Qeveria miraton Planin e Punës, Hoti: Fokus mbetet rimëkëmbja ekonomike

Po ashtu, qeveria ka miratuar Planin e Punës për vitin 2020 dhe Planin Indikativ për vitet 2021-2022. Sipas Hotit, me anë të këtij plani, fokus mbetet rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë COVID-19. /Telegrafi/