LAJMI I FUNDIT:

Qeveria po përgatit masa për përmirësimin e kushteve në miniera

Qeveria po përgatit masa për përmirësimin e kushteve në miniera

Pas vizitës së sotme në minierën “Sasa” në Makedonska Kamenicë, ku realizoi takim me udhëheqësinë e minierës, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Koço Angjushev tha se Qeveria është duke përgatitur masa për përmirësimin e kushteve dhe standardit të punëtorëve në sektorin e minierave dhe masa për përkrahjen e kompanive, të cilat do të mund të shfrytëzohen nga kompanitë e Maqedonisë dhe ato të huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vizita e sotme realizohet me qëllim të bisedimit me udhëheqësinë e minierës “Sasa” në lidhje me aktivitetet aktuale, planet zhvillimore dhe gjendjen e minierës, si një ndër kapacitetet më të mëdha në vend, si dhe për gjendjen e tanishme në të gjitha minierat në Maqedoni. Minierat janë burim i rëndësishëm i të ardhurave në Maqedoni, por sot në veçanti flasim për plotësimin e standardeve dhe normave evropiane në praktikimin e punimeve në minierën “Sasa”, tha Angjushev.


Gjatë vizitës së tij në minierë, zëvendëskryeministri Angjushev e ka informuar udhëheqësinë e minierës “Sasa” edhe për masat e planifikuara ekonomike për përkrahjen e kompanive,

“Ne i informuam në lidhje me masat që do t’i ndërmarrë Qeveria në të ardhmen, që do të shpallen së shpejti dhe kanë të bëjnë me përkrahjen e kompanive vendase, por do të mund ta përdorin edhe kompanitë e huaja në zonat pa tatime doganore dhe këto janë masa nga të cilat do të përfitojë edhe “Sasa”, përfundoi Angjushev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori