LAJMI I FUNDIT:

Qeveria nuk tregon sa po kushtojnë autostradat (Video)

Qeveria nuk tregon sa po kushtojnë autostradat (Video)

Krahasuar me vitin e kaluar, Kabineti Qeveritar nuk ka treguar përmirësim sa i përket publikimit të dokumenteve lidhur me buxhetin, planin e prokurimit, raportin e auditorit si dhe raportet e shpenzimeve, raporton KTV.

Kështu thuhet në raportin e prezantuar nga KDI-ja me titull “Indeksi i Transparencës në Prokurimin Publik për kabinetin qeveritar”.


Burim Ejupi nga INDEP-i ka deklaruar se kur është fjala për shuma të mëdha parash, institucionet qeveritare heshtin më së shumti.

Sipas tij, kjo ndodh me autostradën Ibrahim Rugova e Arbën Xhaferi, ku nuk dihet se nga do të shkojë autostrada, sa ka kushtuar dhe cili është plani punues.

Po ashtu, në prezantimin e këtij raporti u tha se numri i tenderëve të publikuar në ueb faqet e institucioneve qeveritare, zakonisht dallon shumë për nga numri i tenderëve në ueb faqen e Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik.

Ky dallim, për shkak të mospublikimit të tenderëve sipas vlerave të përcaktuara ligjore në ueb faqen e KRPP-së, është në kundërshtim me ligjin dhe Autoritetet Kontraktuese mund të penalizohen për këto veprime.

https://vimeo.com/158365519