LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohje në objektet e institucioneve publike

Qeveria ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohje në objektet e institucioneve publike

Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në objektet e institucioneve publike.

Vendimi është bazuar nga përvojat e viteve të kaluara gjatë sezonit të dimrit që paraqiten me një shkallë të lartë të ndotjes së ajrit, që vije edhe si pasojë e emetimit të gazrave në ajër nga mjetet e transportit, përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje dhe shënon përqendrim të ndotësve të ajrit në nivel të lartë.


Me qëllim të zvogëlimit të ndotjes dhe mbrojtjes së mjedisit, Qeveria synon që përmes shmangies së përdorimit të thëngjillit për ngrohje të objekteve publike, të ulë nivelin e ndotjes. /Telegrafi/