LAJMI I FUNDIT:

​Qeveria miraton Programin qeverisës për tri vjetët e ardhshme

​Qeveria miraton Programin qeverisës për tri vjetët e ardhshme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar Programin qeverisës për vitet 2020-2023.

Kryeministri, Albin Kurti tha se programi i tyre bazohet në marrëveshjen e koalicionit qeverisës dhe pasqyron prioritetet themelore të Kosovës. Ai tha se deri më datën 13 mars do ta kenë edhe planin e punës për vitin 2020-2023.


“Programi qeverisës duhet të pasohet me planin e punës me një mori masash që do të ndërmarrin dhe afatet kohore. Kjo paraqet edhe bazën e legjislacionit në të cilën në ditët më vijim do t’i dërgohet Kuvendit”, tha ai.

Qeveria po ashtu, në mbledhjen që është duke u mbajtur ka miratuar Koncept-dokumentit për reduktimin e barrës administrative, reduktimin e burokracisë.