LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim me Suedinë

Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim me Suedinë
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot nismën për lidhjen e marrëveshjes mes Kosovës e Suedisë për ekstradim.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Republika e Kosovës ka rritur të avancojë pozicionin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.


Ai tha se Mbretëria e Suedisë është pajtuar që të avancojë tutje bashkëpunimin në fushën e ekstradimit.

Ndërkaq, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli tha se nisma për marrëveshjen për ekstradim është e bazuar në aspiratën e Kosovës për afirmimin e vlerave evropiane dhe bashkëpunimit bilateral.

“Marrëveshja do të rregullojë procedurën që duhet ndjekur që nga momenti i kërkesës për ekstradim deri te dorëzimi i personit të ekstraduar, duke ngërthyer në vete standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut…”, tha Qorrolli. /Telegrafi/