LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 10 milionë euro për tejkalim të krizës energjetike

Qeveria ndan 10 milionë euro për tejkalim të krizës energjetike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur sot ka miratuar ndarjen e 10 milionë eurove mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Kështu është bërë e ditur përmes komunikatës për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00€), për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mbajt të hënën e 24 janarit një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Të hënën seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për shtrenjtimin e energjisë elektrike
Lexo po ashtu Të hënën seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Kështu është bërë e ditur përmes komunikatës për medie nga Kuvendi i Kosovës.

Seanca pritet të mbahet duke filluar nga ora 12:00.

Po të njëjtën ditë, Kuvendi nga ora 11:00 do të mbajë edhe një seancë të rregullt. /Telegrafi/