LAJMI I FUNDIT:

Qeveria, mes dy zjarresh për Ferronikelin (Video)

Qeveria, mes dy zjarresh për Ferronikelin (Video)

Fabrika metalurgjike “Ferronikel” në Drenas, tash e tre muaj është përfshirë në një kolaps ekonomik, i cili nëse zgjat rrezikon t’i lë pa punë mbi 900 punëtorë.

Menaxhmenti i këtij gjiganti ka adresuar disa kërkesa në drejtim të Qeverisë, të cilat sipas tyre ende nuk janë realizuar.


Mirëpo, Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe i Financave, thotë se Qeveria nuk e ka për obligim ta ndihmojë një biznes privat. Sipas tij, ekonomia e tregut të lirë funksionon në këtë mënyrë dhe se aksionarët duhet të dinë të menaxhojnë këto situatë e jo të presin prej Qeverisë. /GazetaTribuna/