Qeveria kërkon zgjatjen e masave emergjente në energji, Shala: Po e keqpërdorni ligjin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim me sektorin e energjisë.
Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë, Shala ka thënë se ekzekutivi nuk po bën asnjë veprim konkret, legjislativ e as operacional për ndryshimin e gjendjes në këtë sektor, shkruan Telegrafi.
“Neni 25 i cili po keqpërdoret i ligjit për energji e jep mundësinë e shpalljes së jashtëzakonshme. Por, aty janë nenet pasuese për moskeqpërdorim të gjendjes. Aty thuhet se kur kuvendi e vlerëson që ministrja dhe qeveria nuk po gjejnë zgjidhje hyn në fuqi pika 4 e nenit 25. Aty thuhet se Ministria pas marrjes së masave ka obligim nxjerrjen e akteve ligjore për krijimin e legjislacionit sekondar, por asnjë veprim nuk është marrë deri më tash nga Qeveria në këtë drejtim, vetëm shpallje te gjendjes emergjente dhe asgjë tjetër”.
“Nuk mundemi pa kufi me bë një papërgjegjësi menaxhuese e politike qeveritare. Qeveria e ka për obligim me gjetë zgjidhje”, ka deklaruar ai, duke shtuar se Qeveria po e keqpërdor ligjin që i mundëson shpalljen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.
Duke iu drejtuar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deputeti i PDK-së ka pyetur se ku është strategjia energjetike.
“E nderuara ministre, ku është strategjia? Na ke premtuar nga marsi. Na ke mashtruar neve, por edhe kryeministrin. Si ka mundësi që kryeministri po thirret në një strategji që nuk ekziston?”.
“Çka po ndodh? Cilat masa i ke marrë me B2-shin? Cilët hapa i ke ndërmarrë? Asnjë. Prodhimi në termocentrale ka rënë. Ku mbeti udhërrëfyesi për energjinë?”, është shprehur tutje ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert