LAJMI I FUNDIT:

Qeveria Haradinaj harxhoi 4.7 milionë euro nga rezervat buxhetore, mbesin vetëm 100 mijë euro

Qeveria Haradinaj harxhoi 4.7 milionë euro nga rezervat buxhetore, mbesin vetëm 100 mijë euro

Nga 4 milionë e 800 mijë euro sa ishin rezerva shtetërore ishin ndarë nga buxhet i shtetit, kanë mbetur vetëm 100 mijë euro.

Për shpenzimin e rezervave Qeveria Haradinaj u kritikua në vazhdimësi, por sipas zyrtarëve të qeverisë së dorëhequr kjo po del të jetë shuma më e vogël e mjeteve të ndara.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, thotë se shuma prej 4 milionë e 800 mijë eurosh, ka qenë shuma më e vogël që ka ndarë ndonjë qeveri ndonjëherë.

“Gjatë këtij viti, ka qenë një shumë që ka qenë shuma më e vogël e paraparë në buxhet ndonjëherë, ka qenë një shumë e vetme 4 milionë, e cila është shpërndarë sipas vendimeve të Qeverisë për arsye se fondet rezervë i organizon Qeveria e Kosovës dhe kjo shumë deri më tani është harxhuar dhe janë edhe 100 mijë që kanë mbetur në buxhet të shtetit, mirëpo është shuma më e vogël e ndarë ndonjëherë dhe e harxhuar deri më sot”, tha Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai shprehet se shuma e buxhetit total të shtetit ka qenë shumë e madhe në krahasim me ndarjen buxhetore për rezerva shtetërore.

“Nëse e marrim prej vitit 2014-2015 ka qenë viti që është harxhuar rezerva shtetërore më së paku, mirëpo kjo ka ngjallë reagim dhe ka marrë vëmendje më shumë pasi ministri Hamza në mbledhje të Qeverisë qysh në fillim të mandatit e ka ngritë zërin që nuk mundet që për projekte që kanë dashtë të planifikohen të shfrytëzohet rezerva e shtetit. Nëse e shohim buxhetin total të shtetit e cila është 2.4 miliardë, atëherë rezerva është shumë e vogël në krahasim me totalin e përgjithshëm të buxhetit, kështu që rezerva në kushte normale dhe sipas dispozitave ligjore duhet të shfrytëzohet për aktivitete të cilat nuk mund të planifikohen jo për ato të cilat mund të planifikohen”, thotë ai.

Viti i shpenzimeve
Lexo po ashtu Viti i shpenzimeve

Sipas Rafunës, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme buxhetore të ndara nga rezervat shtetërore për rastet e jashtëzakonshme, por ai thotë se këto rezerva janë siguruar falë dikasterit të financave dhe jo Qeverisë.

“Ka mjete të mjaftueshme e kemi një rezervë të cilën ne e kemi mbajtur në kuadër të Ministrisë së Financave e cila nuk është rezervë e shtetit por rezervë në kuadër të Ministrisë së Financave, për rastet e quajtura ‘Vis Major’ që mund të ndodhin si rezultat i fuqisë madhore, tërmete, vërshime, që ti ndalim në ndihmë qytetarëve të Kosovës, ekziston ky buxhet dhe kjo shumë në kuadër të Ministrisë së Financave dhe në rast se ndodhin këto ne kemi mjete të mjaftueshme për ta mbuluar. Ne duhet të kemi kujdes, ministri Hamza gjithmonë ka luftuar që shpenzimet kapitale të jenë në nivelin më të lartë dhe për këtë jemi krenar pasi Kosova është shteti i parë dhe i vetëm në rajon që ka shumën më të lartë të buxhetuar dhe siguruar në buxhet, në shpenzimet kapitale, pasi ato janë motor i zhvillimit ekonomik të vendit”, thotë Rafuna.

Ai shton se ekzekutimi i parë i pagave me rritje, të cilat do të dalin në muajin dhjetor të këtij viti, do të bëhet pa vonesa dhe as asnjë problem, pasi që buxheti i shtetit është i mjaftueshëm.

“Ministri ka qenë i vetmi që ka reaguar sa i përket vendimit për rritjen e pagave, sot e kësaj dite Ministri i Financave nuk e ka pranuar rrogën me rritje, jemi të lumtur që ligji për pagat për sektorin publik është i shpallur tani më në gazetë zyrtare, do të hyjë në fuqi në muajin nëntor ndërsa pagat e para që do të merren sipas këtij ligji, do jenë në muajin dhjetor. Ne si Ministri e Financave kemi parapa mjete të mjaftueshme, është një shumë e tepërt dhe do teprojnë mjete ku nuk do ketë as një pengesë më të vogël në ekzekutimin e pagave dhe në marrjen e pagës së parë. Nuk presim që do ketë asnjë vonesë dhe mospagesë të pagave për arsye se buxheti është më se i mjaftueshëm dhe shteti asnjëherë nuk ka qenë në terma makro-fiskal më mirë se sa është tani”, shton ai.

Ndryshe vetëm dy muajt e parë të këtij viti janar-shkurt 2019, Qeveria Haradinaj harxhoi 1 milion e 797 mijë euro nga 4 milionë e 800 mijë euro të rezervave shtetërore. /Telegrafi/