LAJMI I FUNDIT:

Qeveria gjermane: Nuk ka pasur koordinim me Qeverinë e Kosovës për shpalljen e dy organizatave serbe terroriste

Qeveria gjermane: Nuk ka pasur koordinim me Qeverinë e Kosovës për shpalljen e dy organizatave serbe terroriste

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian edhe qeveria gjermane ka mohuar që Kosova të ketë pasur koordinim me Gjermaninë në prag të vendimit të qeverisë së Kosovës për t’i shpallur terroriste dy organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

Ministria e Jashtme ka konfirmuar se është në dijeni të vendimit të Qeverisë së Kosovës.


“Këto vendime kanë të bëjnë edhe me proceset dhe hetimet aktuale brenda Kosovës, të cilat ne nuk mund t’i komentojmë. Nuk ka pasur dakordësim me qeverinë gjermane para se të merrej vendimi”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane, për Deutsche Welle.

“Qeveria gjermane dhe BE-ja presin qartë që qeveria e Kosovës, por edhe ajo e Serbisë të bien dakord shpejt për masat shtensionuese në veriun e Kosovës, për shmangien e provokimeve dhe zbatimin e marrëveshjes së normalizimit për të cilën të dyja palët u pajtuan në shkurt dhe mars. Qeveria Federale është në kontakt të ngushtë me të dërguarin special të BE-së Lajçak dhe mbështet përpjekjet e BE-së”, thuhet më tej në prononcimin e MPJ gjermane.

Qeveria e Kosovës kishte shpallur një ditë më parë si “terroriste dhe kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës”, dy organizata të serbëve të veriut, “Mbrojtjen Civile”, e njohur si “Civilna Sastita” dhe “Brigadën e Veriut” e njohur si “Severna Brigada”.

Disa nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it  në Kosovë, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, thanë se për këtë vendim, qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe për këtë ata janë të habitur.

SHBA: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i pakoordinuar
Lexo po ashtu SHBA: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i pakoordinuar

Ndërkohë udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së pas samitit dy ditor në Bruksel theksuan se zgjidhja e problemeve në veri të Kosovës duhet bërë në bazë të rekomandimeve të 3 qershorit të Bashkimit Evropian, që përfshijnë: pezullimin e operacioneve policore, që kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe pjesëmarrjen në zgjedhje të serbëve të Kosovës.

Shpallen terroriste organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”
Lexo po ashtu Shpallen terroriste organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte paraqitur një plan tetë-pikësh për shtensionimin e situatës në veri, duke e kushtëzuar tërheqjen e forcave policore nga objektet komunale me reduktimin e dhunës.

Ndërsa për zgjedhjet e parakohshme, ai ka kërkuar organizimin e një peticioni që duhet të mbështetet nga të paktën 20% për qind e votuesve, siç e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës. Në planin e tij kryeministri Kurti nuk e përmend çështjen e Asociacionit.

BE-ja nuk e ka komentuar planin e Kurtit.

Në mesin e masave të para ndëshkuese që ka parashikuar BE-ja për Kosovën janë: pezullimi i punës së të gjitha grupeve të punës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Po ashtu është paralajmëruar se do të pezullohet financimi i programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për Investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori