LAJMI I FUNDIT:

Qeveria emëron Bordin e Ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc, këta janë emrat

Qeveria emëron Bordin e Ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc, këta janë emrat
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës sot ka emëruar Bordin e ndërmarrjes publike-qendrore Ibër-Lepenc.

Kryeministri i Qeverisë, Albin Kurti paraqiti emrat e kandidatëve të këtij bordi, të cilat u miratuan unanimisht nga ministrat në mbledhje.


Ai tha se mandati i të emëruarve do të zgjasë tre vjet.

“Shqyrtimi i propozim vendimit për emërimin e Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore Ibër Lepenc Sh.a. Në konkursin e shpallur 110 kandidatë  kanë aplikuar në konkursin e fundit… Komisioni rekomandues prej shtatë anëtarëve i ka shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve dhe ka përzgjedhur listën e ngushtë prej 59 kandidatëve… Kjo listë e ngushtë është dërguar për verifikim në KQZ dhe te Thesari i Shtetit. Ka pasur 14 ankesa, prej tyre komisioni ka aprovuar 9 ankesa. Pas aprovimit të ankesave, Komisioni i ka mbajtur intervistat dhe i ka rekomanduar listat me 12 kandidatë. Në vijim të këtij procesi propozoj të emërohen këta gjashtë kandidatë, mandati i të emëruar zgjat tre vjet. “Barjam Mustafa kryesues dhe anëtarë, Violeta Hoxha, Denis Dautaj, Valmira Latifi, Avdullah Nishori, Muzafer Luma”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/