LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e shqetësuar për letrën kërcënuese ndaj UP-së

Qeveria e shqetësuar për letrën kërcënuese ndaj UP-së

Qeveria e Kosovës ka pranuar me shqetësim informatat se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë një letër kërcënuese në emër të organizatës terroriste të ashtuquajtur “Shteti Islamik”.



Qeveria e Kosovës fton organet kompetente shtetërore që të zbardhin këto kërcënime dhe të përballin me drejtësinë kryesit e akteve të tilla.


“Duke ftuar qytetarët e Kosovës që të jenë të qetë, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e plotë që, në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tjerë strategjikë, të luftoj dhe të jap kontribut në të gjitha format në luftën globale kundër terrorizmit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, transmeton Telegrafi.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, dënon mbishkrimet e ulëta që janë shfaqur në disa objekte private në Gjilan, të drejtuara kundër komunitetit serb.

“Duke pas parasysh ambientin e sigurt në Kosovë dhe përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për vlerat e bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve, Qeveria e Kosovës fton organet e rendit që të marrin të gjitha masat dhe të venë para drejtësisë individët e papërgjegjshëm që kanë kryer këto akte vandale, kushdo që ata janë”.

“Republika e Kosovës është sot modeli më i mirë i shtetit ku respektohen të drejtat më të avancuara për të gjithë qytetarët dhe se vlerat e bashkëjetesës paqësore dhe harmonisë ndërmjet komuniteteve nuk mund të vihen në pikëpyetje nga parullat e vandalëve dhe mbishkrimet që kanë për synim ngritjen e tensioneve, kudo që ato mund të shfaqen dhe ngado që mund të vijnë”, thuhet në reagimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori