LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së vendosi të ndërpresë marrëveshjet për koncesion për shtatë hidrocentrale në Malin Sharr

Qeveria e RMV-së vendosi të ndërpresë marrëveshjet për koncesion për shtatë hidrocentrale në Malin Sharr

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka vendosur të ndërpresë marrëveshjet për koncesion për shtatë hidrocentrale të vogla elektrike në Malin Sharr.

Nga Qeveria njoftojnë se e kanë miratuar informacionin për marrëveshjet për koncesion të hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura.

“Me vendim janë përfshirë gjashtë hidrocentrale të vogla në një zonë rreptësisht të mbrojtur, të cilat nuk do të realizohen. Me zgjidhjen miqësore të marrëveshjeve të koncesionit, është planifikuar të kompensohen kostot e bëra realisht për realizimin e marrëveshjeve dhe kostot në emër të koncesionit”.

“Krahas kësaj, është paraqitur propozimi për zgjidhjen miqësore të marrëveshjes së koncesionit për një tjetër hidrocentral me vendndodhje në Malin Sharr, në zonën e shfrytëzimit të qëndrueshëm, ku koncesionarit do t’i kthehet tarifa e paguar e koncesionit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori