Qeveria e RMV-së, Oda Ekonomike dhe KRRE janë dakorduar për aktivitete të përbashkëta për rritjen e mundshme të çmimeve
Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ta sublimojë mendimin e kompanive, Komisionit Rregullator për Energjetikë t’i sanksionojë të gjithë furnizuesit të cilët pabazë, joprofesionalisht dhe pa rregull i anulojnë marrëveshjet e lidhura me kompanitë, ndërsa Qeveria të gjejë zgjidhje që t’iu ndihmojë formave në kuadër të mundësive.
Ky është konkludimi i takimit të djeshëm të përfaqësuesve qeveritarë me udhëheqësinë e Odës Ekonomike pas paralajmërimit për goditje të mundshme të çmimeve për shkak të rritjes enorme të çmimeve të karburanteve në bursat botërore.
Në takim është thënë se “kriza është realitet, do të zgjasë një periudhë të gjatë dhe do të kërkojë zgjidhje me karakter afatgjat dhe afatshkurt. Për këtë qëllim, duhet të bëhet mobilizim i të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces. Kjo është e nevojshme për ekzistimin dhe zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Të gjithë faktorët kanë përgjegjësi të madhe që ta menaxhojnë situatën në nivelin më të lartë profesional dhe sipas mendimit të autoriteteve botërore – se koha e energjisë së lirë ngadalë po përfundon, fakt të cilin duhet ta pranojmë të gjithë”.
Takimi u mbajt në Odën Ekonomike, nën udhëheqjen e kryetarit Branko Azeski, ndërsa morën pjesë kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.
“Përshëndetet vendimi për import intervenues të qymyrit për elektranat tona me të cilat do të ngritet në nivel maksimal prodhimtaria jonë dhe thirren kompanitë që të marrin pjesë në këtë thirrje publike e cila do të mundësojë punën e tyre një periudhë të gjatë dhe energji më të lirë elektrike edhe për ata edhe për amvisëritë”, njoftoi Oda Ekonomike.
Në takim është folur edhe për modalitete të tjera të cilat do të jenë lëndë e debatit të premten, në takim të kompanive të prekura dhe institucionet kompetente, siç janë mundësia që shteti përmes EMV të sigurojë sasi më të madhe të rrymës me çmim më të ulët dhe vazhdimin e procesit të investimit në burimet e rinovueshme të energjisë.
“Situata me gazin pritet të jetë stabile deri në fund të vitit, ndërsa bisedimet për vitin e ardhshëm do të fillojnë kah fundi i këtij muaji”, thekson Oda.
Dje u mbajt edhe takim mes përfaqësuesve të Shoqatës së Industrisë Ushqimore dhe zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi.
Ndryshe, kryetari i Odës Ekonomike, Azeski pardje reagoi, se krahas pasojave nga pandemia, furnizimi me energji elektrike gjatë viteve të ardhshme do të jetë çështje me të cilën do të merremi 24/7. Siç shkroi Azeski, çmimi i energjisë elektrike në bursën për energji në Budapest (HUDEX) për 12 muajt e fundit u rrit, prej 57 euro për megavat orë në 1.01.2021, deri 138 euro për megavat orë më 27.09.2021.
Sipas të gjitha informacioneve relevante, shkak për këtë janë: agjenda e gjelbër në Evropë dhe ulja e energjisë së prodhuar nga qymyri, prodhimtaria relativisht e ulur nga centralet me erë në Evropë, rritja e shpejtë e tregjeve gjatë tremujorit të kaluar dhe rritja enorme e çmimit të gazit natyror në bursat botërore. Prej këtu, fillon edhe problemi me të cilin sipas gjitha gjasave do të merremi një periudhë të gjatë. Ishte kërkuar edhe mbështetje konkrete financiare për prodhuesit.
Kryeministri Zaev, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dje deklaruan se situata ndiqet me vëmendje dhe se nëse duhet, shteti do të intervenojë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre