ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se në seancën e sotme ka shqyrtuar edhe tekstin e projektligjit për amnisti të propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

"Pas shqyrtimit të situatës në fushën që duhet të rregullohet me ligj, qëllimet, parimet dhe zgjidhjet themelore dhe specifike të përshkruara në tekstin e Projektligjit për amnisti, Qeveria konstatoi se ekziston nevoja për harmonizim shtesë të Projektligjit për Amnisti me institucionet kompetente", thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/