LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë mori hua të re

Qeveria e Maqedonisë mori hua të re

Në prag të kthimit të borxhit të vjetër, i paraparë për ditën e nesërme, Qeveria e Maqedonisë, edhe kësaj radhe mori hua te kreditorët e brendshëm më tepër se që kishte planifikuar, transmeton Telegrafi.

Ministria e financave mori 81 milionë euro, ose 5 milionë më tepër se që kishte planifikuar, ndërkaq të nesërmen duhet të kthej 76 milionë euro borxh.


Edhe kësaj radhe, huamarrja është bërë pa pëlqimin e zv. ministrit shtesë për financa, Kire Naumov, i cili paralajmëron se me ankandin e sotëm te letrave shtetërore me vlerë, borxhi neto i vendit në fillim të vitit ka arritur në 60 milionë euro. Nuk ka asnjë informacion për arsyen e marrjes hua më tepër se që ishte paraparë./Telegrafi/