0Shares

Korrupsionin në shoqëri e ka përhapur pushteti paraprak. Qeveria plotësisht ka zbatuar tre rekomandime të GRECO-s për një vit, po aq sa pushteti paraprak ka zbatuar për plotë katër vite në nivel të gjithë institucioneve shtetërore.

Këto konstatime theksohen në kumtesën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë në lidhje me raportin e fundit të GRECO-s, organit për luftë kundër korrupsionit pranë Këshillit të Evropës, në të cilin thuhet se në Maqedoni nuk ka “progres të dukshëm” në sferën e parandalimin dhe luftimit të korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

GRECO: Maqedonia ka zbatuar vetëm gjashtë nga 19 rekomandimet për luftë kundër korrupsionit GRECO: Maqedonia ka zbatuar vetëm gjashtë nga 19 rekomandimet për luftë kundër korrupsionit

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ndjek dhe analizon të dhënat e të gjithë institucioneve përkatëse në nivel ndërkombëtar dhe në bazë të këtyre konstatimeve ndërmerren hapat e duhur. Në lidhje me rekomandimet e GRECO-s, Qeveria është plotësisht e përkushtuar në zbatimin e tyre, gjë që është e dukshme me zbatimin e tre rekomandimeve nga ana e Qeverisë brenda vetëm një viti, për dallim nga qeveria e kaluar e cila në periudhë prej katër vitesh ka zbatuar tre rekomandime”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)